Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmePaçarizi: LVV-ja e ka paraqitur para qytetarëve ofertën për gjoja sovranitet në...

Paçarizi: LVV-ja e ka paraqitur para qytetarëve ofertën për gjoja sovranitet në veri (VIDEO)

Zgjedhjet e 9 shkurtit përfunduan, ndërsa certifikimi i rezultateve ende nuk është bërë. Janë edhe votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta që pritet të numërohen ditëve në vijim.

Por, opinionisti Rrahman Paçarizi është i mendimit se këto vota janë të parëndësishme pasi nuk do t’ia mundësojnë asnjë partie numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë e vetme.

“Votat e diasporës janë gati se të parëndësishme, pasi asnjëra parti nuk do të mundet ta bëjë qeverinë vetë. Kur e shtrojmë urgjencën e krijimit të institucioneve, duhet të bëhen sa më shpejt, por jo me çdo kusht. Kjo me çdo kusht nënkupton se nuk guxon të ketë një koalicion mes LVV-së dhe cilësdo nga partitë që janë në opozitë. I kemi pasur dy oferta në zgjedhje: oferta e LVV-së ka qenë çështja e sigurisë e cila, siç është prezantuar para qytetarëve, këta kanë mbërri me ofru duke e shtrirë gjoja se sovranitetin në veri. Do ta shohim se nuk e kanë shtrirë. Opozita ka dështuar ta sulmojë këtë parullë të Vetëvendosjes për sigurinë sepse Kosova nuk mund t’i ofrojë vetvetes sigurinë e mjaftueshme, siç nuk mundet as Polonia, as Hungaria. Opozita ka ofruar një alternativë ekonomike e zhvillimore”, deklaroi Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.

The post Paçarizi: LVV-ja e ka paraqitur para qytetarëve ofertën për gjoja sovranitet në veri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT