Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL-UÇK reagon ndaj fotografisë së Dimal Bashës: Përdhosi Deklaratën e Pavarësisë

OVL-UÇK reagon ndaj fotografisë së Dimal Bashës: Përdhosi Deklaratën e Pavarësisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas publikimit të një fotografie ku shihet ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, e në të cilën në prapavijë shihet Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e vendosur në dysheme, pas divanit.

Në reagimin e saj në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOVLzyrtare%2Fposts%2Fpfbid02cEKW68S84omRFHzRF2znUHdXmrHio61QfDPmWSSynpfYwfMEmDUwgpitBd6oArqvl&show_text=true&width=500“>Facebook, OVL-UÇK e ka cilësuar fotografinë si “rrëfim politik”, duke thënë se dokumenti i shtetësisë së Kosovës është përdhosur.

“Fotografia nga zyra e Dimal Bashës është rrëfim politik. Deklarata e Pavarësisë, e vulosur me sakrificë, gjak, burgime, mërgim dhe luftë, përdhoset nga ministri i Qeverisë Kurti. Basha nuk ka bërë thjesht një gabim protokollar. Ka shpërfaqur një vazhdimësi”, shkroi OVL-UÇK.

Në reagim përmendet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe Lëvizja Vetëvendosje, për të cilët OVL e UÇK-së thotë se kanë normalizuar armiqësinë ndaj themeleve të Republikës.

“Një njeri që dikur u vinte firmën shkrimeve që shpifnin kundër UÇK-së duke e quajtur kriminale, nuk mund të fshihet sot pas pakujdesisë kur simboli i shtetësisë së Kosovës nëpërkëmbet nën autoritetin e tij. I njëjti përçmim, veçse i inskenuar brenda institucioneve që ekzistojnë falë atyre që ai ka fyer. Albin Kurti dhe LVV-ja nuk mund t’i lajnë duart nga kjo. Lartësuan figura të tilla dhe normalizuan armiqësinë ndaj themeleve të Republikës, duke e kthyer pushtetin institucional në strehë për ata që nuk u pajtuan kurrë me pavarësinë e Kosovës. Arroganca e tyre ndaj Luftës Çlirimtare është kthyer në arrogancë ndaj vetë shtetit”, shkroi Organizata e Veteranëve të Luftës, transmeton Klankosova.tv.

Organizata ka kërkuar po ashtu që Prokuroria e Shtetit të nisë hetime lidhur me rastin, ndërsa ka kërkuar sqarime nga Basha për mënyrën e trajtimit të dokumenteve me vlerë shtetërore.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke e dënuar këtë akt të poshtër, i kujton Qeverisë se pavarësia e Kosovës nuk është dekor. UÇK-ja nuk është material shpifjesh për oportunistët politikë që ndërtuan karrierë mbi varret e atyre që vetë i dënuan. Prokuroria e Shtetit duhet të nis hetimet. Basha duhet të sqarojë se në llogari të kujt i përdhos dokumentet me vlerë të posaçme shtetërore, e Kurti duhet të përgjigjet për kulturën antishtetërore që ka instaluar qëllimisht në qeveri”, shkroi OVL-UÇK. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT