Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani uron Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë

Osmani uron Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë.

E para e shtetit tha se komuniteti ashkali përbën pasuri kulturore dhe historike për shtetin e Kosovës.

“Diversiteti është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë, ndaj komuniteti ashkali pasuron jetën e përbashkët me trashëgiminë e tij”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se përkushtimi i Kosovës mbetet i palëkundur për të siguruar që të gjitha komunitetit, edhe ai ashkali t’i gëzojnë të drejtat e plota, mundësitë e barabarta dhe gjithëpërfshirjen.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT