Sot në orët e para të mëngjesit, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është nisur grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova për kryerjen e haxhit.
231 besimtarët nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Gjakova, Klina dhe Prizreni janë përcjellë me emocione dhe lutje për haxh të pranuar nga familjarët e tyre.
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se janë paraparë edhe pesë fluturime të tjera, me të cilat do të kompletohet numri prej 1576 besimtarëve që udhëtojnë drejt Mekës dhe Medinës për kryerjen e haxhit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


