Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se në gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Anglisë do të bëjë tifo për anglezët, duke theksuar se eliminimi i Zvicrës nga Argjentina e ka bërë të ndryshojë preferencën e saj.
“Aty definitivisht jam me Anglinë. Po ta shohim edhe aty. Deri vonë kam qenë me Amerikën edhe me Zvicrën për arsye që dihen sepse gjithmonë jam me Amerikën. Edhe e dyta për shkak të Granit Xhakës në Zvicër. Gjithmonë e kemi përkrahur ekipin e Zvicrës e tash fatkeqësisht pas eleminimit të padrejtë të Zvicrës tash e dimë sigurt që me Argjentinën s’jemi. Kështu që ndoshta diku mes Francës edhe Anglisë, të dyjat kanë një futboll të jashtëzakonshëm, të pastër”, tha Osmani, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tregoi se futbollin e ka ndjekur që nga fëmijëria dhe se Kampionatin Botëror po e shijon së bashku me familjen.
“Unë e kam përcjell prej kur kam qenë shumë e vogël çdo kampionat edhe botëror edhe evropian edhe kësaj radhe. Jemi kënaqur tash edhe bashkë me vajzat e mia edhe me bashkëshortin edhe atyre po ju intereson shumë futbolli vajzave të mia, kështu që çdo ndeshje e këqyrim bashkë edhe sonte kesh tu e kqyr në sa ora duhet me u nis për shpejt që me u siguru që nuk mungoj. Definitivisht për mua Ronaldo. Thash nuk ia fali që e kanë eliminuar Granit Xhakën se e ka merituar Zvicra me ec përpara”, përfundoi Osmani.


