Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, flasin për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Osmani takon ndihmëssekretarin e NATO-s, flasin për paqen dhe sigurinë në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ndihmëssekretarin e NATO-s, Tom Goffus, përcjell KosovaPost.

Në selinë qendrore të Aleancës Veriatlantike, Osmani dhe Goffus diskutuan për paqen e sigurinë në Kosovë.

“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shefja e shtetit në Bruksel u takua edhe me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa, si dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT