Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizOsmani takohet me deputetë gjerman: Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet...

Osmani takohet me deputetë gjerman: Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, ndërsa shtoi se e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ajo, sot u takua me deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jurgen Hardt nga radhët e CDU-së, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së”.

“Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik”, tha e para e vendit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT