Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar sot një takim me qytetarë dhe strukturat e partisë në Fushë Kosovë.

Pas takimit, Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se Fushë Kosova i dha jo vetëm mbështetje, por edhe forcë dhe bindje për rrugën përpara.

“Sot në takim me strukturat, Fushë Kosova na dha jo vetëm mbështetje, por edhe forcë, zemër dhe bindje se rruga përpara ndërtohet kur njerëzit bëhen bashkë”, ka shkruar Osmani./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT