Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës së popullit tonë...

Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës së popullit tonë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas ceremonisë së Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Në një postim në Facebook, ajo ka kujtuar familjen Jashari, në përvjetorin e rënies së tyre.

“Marsi në Kosovë nuk është thjesht një muaj në kalendar – por një kujtesë e përhershme e sakrificës, e heroizmit dhe e vendosmërisë së popullit tonë për liri”.

“Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë heronjve të UÇK-së!”, ka thënë Osmani. /Klankosova.tv

The post Osmani: Marsi në Kosovë, kujtesë e përhershme e sakrificës së popullit tonë për liri appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT