Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të kësaj partie është një mbledhje e zakonshme.
“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, tha ajo.
E pyetur se pse dje nuk ishin në Kuvend bashkë me PDK e Aleancën, Osmani tha se kanë qenë aty, mirëpo janë në mbrojtje të Kushtetutës, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
“Çdo ditë jam në Kuvend. Çdo ditë jam në Kuvend. Edhe sot isha në Kuvend. Ne jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës, kurse qëndrimet më në detaje do t’i publikojmë sot menjëherë pasi të përfundojë takimi i grupit parlamentar”, tha Osmani.


