Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani flet për vlerësimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe shpresat...

Osmani flet për vlerësimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe shpresat për një vit të ri (VIDEO)

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për rëndësinë e vlerësimit të atyre që shpesh janë lënë në harresë, duke përfshirë gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Është me rëndësi që secili prej nesh t’u japë zë këtyre grave, jo vetëm për dhimbjen që kanë përjetuar, por edhe për forcën dhe shembullin që kanë treguar”,  tha Osmani në intervistën për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ajo vuri në dukje se shumë prej tyre nuk kanë folur për atë që kanë bërë, jo për shkak të mungesës së guximit, por sepse e kanë parë veprimin e tyre si një shërbim ndaj popullit dhe shtetit të tyre.

“Shumica prej tyre befasohen kur i ftojmë për t’i nderuar me medalje presidenciale dhe thonë: ‘Kemi menduar që na keni harruar”, tregoi Osmani.

Presidentja shtoi se është e rëndësishme të vlerësohen njerëzit nga fusha të ndryshme, jo vetëm për kontributin historik dhe atdhetar, por edhe për arritjet në sport, art, kulturë dhe humanizëm, transmeton Klankosova.tv.

“Ata që janë një dorë ndihmë për të tjerët duhet ta ndjejnë vlerësimin e shtetit të tyre,” theksoi ajo.

Në përfundim, Osmani përçoi një mesazh të ngrohtë dhe inspirues për vitin 2025, duke shprehur dëshirën për një vit më të lehtë për qytetarët e Kosovës.

“Shpresoj që ky vit të sjellë mundësi për të na bërë më të fortë, ndërsa të gjitha momentet e lumtura, së bashku me ata që i duam, të na mbushin me gëzim. Uroj që Kosova të shijojë sukseset që do të prekin çdo qytetar, duke u bërë një vit i paharruar i arritjeve dhe festimeve, si në nivel kolektiv, ashtu edhe në atë individual,” tha Osmani.

Ndiqeni intervisten e plotë të presidentes, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT