Në ditën e lindjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, Faton Peci e vazhdoi një traditë të tij që si ministër i Bujqësisë, të hënën i thirri miqtë në Darkën e Lamës.
Mysafir aty i shkoi kryeministri Albin Kurti, por jo edhe presidentja, mungesën e të cilës në eventin e nisur nga paraardhësi i saj, kabineti i Vjosa Osmanit nuk e tregoi, raporton Klan Kosova.
Veçse në një përgjigje me shkrim, nga Presidenca konfirmuan se organizimin për të cilin ka ekskluzivitetin, Presidentja e kreu pikërisht në kohën e të vjelave.
Të drejtën për organizimin e darkës e dinë në kabinetin e Pecit, por jo edhe arsyen e mungesës.
E organizimet e tilla nga ministritë e komunat, ia zbehin ekskluzivitetin, darkës. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


