Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani e falënderon Trumpin për letrën e urimit për përvjetorin e Pavarësisë

Osmani e falënderon Trumpin për letrën e urimit për përvjetorin e Pavarësisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën e urimit për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

E para e shtetit e ka shpërndarë letrën në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Në letër, Trumpi ka thënë: “Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”.

Poshtu, ai ka nënvizuar edhe rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT