Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani: Asambleistët e LDK-së janë ura kryesore e komunikimit mes popullit dhe...

Osmani: Asambleistët e LDK-së janë ura kryesore e komunikimit mes popullit dhe institucioneve

Osmani: Asambleistët e LDK-së janë ura kryesore e komunikimit mes popullit dhe institucioneve

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka thurur lavde për asamblistët e kësaj partie në kuvende komunale, duke i quajtur përfaqësues më të afërt të qytetarëve, dhe shtrues urash komunikimi mes popullit dhe instituioneve.

“Asambleistët e LDK-së anembanë Kosovës janë përfaqësuesit më të afërt të qytetarëve në çdo komunë, ura kryesore e komunikimit mes popullit dhe institucioneve, dhe zëri i drejtpërdrejtë i çështjeve që prekin jetën tonë të përditshme”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani i quajti asamblistët forcë të tyre në terren, dhe këshilltarë e bartës ë shqetësimeve të njëmendta të qytetarëve.

“Ata janë forca jonë në terren, këshilltarët më të besueshëm për nivelin qendror dhe bartësit e shqetësimeve reale të qytetarëve, të cilat i shndërrojnë në veprim politik e institucional”.

“Me ta, lidhja me qytetarin forcohet dhe rruga jonë bëhet më e qartë. Prandaj i falënderoj nga zemra për punën e tyre të palodhshme për ta rikthyer besimin qytetar te LDK-ja”.

“Bashkë, drejt fitores”, përfundoi ajo në postimin e saj.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT