Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmeOrganizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas ndërpresin bashkëpunimin me...

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Drenas ndërpresin bashkëpunimin me Komunën

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Drenas, kanë njoftuar se kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin institucional me Komunën e Drenasit, duke e arsyetuar këtë me mungesën e vazhdueshme të bashkëpunimit dhe mbështetjes nga institucionet komunale.

Në njoftimin e publikuar më 2 tetor, organizatat pretendojnë se prej vitesh janë përjashtuar nga aktivitete dhe mbledhje solemne për data të rëndësishme, përfshirë 17 Shkurtin, 5, 6 dhe 7 Marsin, si dhe 14 Qershorin – Ditën e Çlirimit.

“Ne jemi të përjashtuar nga secili aktivitet duke mos afruar asnjë bashkëpunim, asnjë ndihmë dhe asnjë përkrahje”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, kërkesat e adresuara në Komunë janë refuzuar ose kanë mbetur pa përgjigje, ndërsa pretendojnë se rreth 50 organizata joqeveritare përfitojnë forma të ndryshme të mbështetjes komunale.

Në njoftim përmendet edhe, siç thuhet, “moslejimi dhe pengimi për shfrytëzimin e trojeve”.

Organizatat u kanë kërkuar falje familjeve të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve të luftës dhe qytetarëve, duke thënë se nuk mund ta vazhdojnë bashkëpunimin me një institucion që, sipas tyre, i përjashton dhe i pengon.

Njoftimi është nënshkruar dhe vulosur nga përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Drenas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT