Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se nesër do të nisë “Ora e Pritjes” në sheshin “Nëna Tereza” në Prishtinë.
Sipas njoftimit për media, “Liria ka Emër” do të lansojë ekran gjigant me orë të numërimit së prapthi, 25 ditë para 16 shtatorit, kur edhe pritet vendimi final për krerët e UÇK-së në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë artistë të ndryshëm dhe personalitete të rëndësishme.
Ngjarja do të nisë nga ora 10:00.


