Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në emër të deputetëve të PDK-së, i ka kërkuar kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës që ta thërrasë vazhdimin e seancës më 22 gusht, në ora 11:00.
Në kërkesën PDK-së, Çitaku i është referuar Nenit 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se kryesuesi duhet të përmbushë obligimet e tij kushtetuese dhe procedural, transmeton Klankosova.tv.
Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në kërkesë.
Në kërkes është theksuar se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, edhe në rast të tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet dhe se shkelja e afatit nuk e shuan këtë detyrim.
Në fund, është kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të thirret më 22 gusht 2026, në ora 11:00, me qëllim që të mundësohet ushtrimi i mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.


