Në Deçan ka nisur numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, përmes aktivitetit “Ora e Pritjes”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Aktiviteti është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Deçanit, ndërsa në të morën pjesë qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues politikë.
Në qytet është vendosur edhe një baner i madh me mesazhin: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, duke shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Aktivitetet në mbështetje të tyre do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa më 12 shtator në Prishtinë do të mbahet “Marshi për Liri”.
Marshi do të nisë në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


