Tuesday, August 18, 2026
spot_img
HomeLajmeOpozitarizmi i PDK-së përplas analistët (VIDEO)

Opozitarizmi i PDK-së përplas analistët (VIDEO)

Opinionistja Anita Shabani ka kritikuar mënyrën se si Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zhvilluar opozitarizmin gjatë periudhës së fundit, duke thënë se kjo parti nuk ka arritur të marrë vëmendjen e mjaftueshme të publikut për çështjet që ka ngritur.

Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Shabani tha se pret mobilizim më të madh nga subjektet opozitare, veçanërisht nga PDK-ja dhe Aleanca, ndërsa vlerësoi se kjo e fundit ka qenë më konsistente në kërkesat e saj.

PDK-ja nuk ka ditur me e bo opozitë të mjaftueshme në mënyrë që me marrë vëmendjen e publikut tek çështjet të cilat ata po i ngrenë”, tha Shabani.

Ndërsa gazetari Shkumbin Kajtazi tha se PDK-ja duhet të jetë e kujdesshme në mënyrën se si i zhvillon aksionet opozitare.

Ai përmendi edhe përvojën e protestave të mëhershme, duke theksuar se protesta ka organizuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, madje në periudha kur, sipas tij, kishte rrezik të konsiderueshëm.

Kurse opinionisti Azdren Shala ngriti pikëpyetjen nëse protestat e fundit të PDK-së janë vetëm fillimi i një angazhimi më të madh opozitar apo fundi i një cikli të tillë.

E kam pas shqetësim a është fillimi apo është fundi ky (për protestat e PDK-së). Nëse është fillimi, komplimente, duhet me radikalizu opozitën, edhe e dyta, cili është qëllimi i opozitës, sipas teje, me ardh në pushtet? Vetëvendosja me ato aksionet që i ka bo i kanë dalë të suksesshme, e nëse po lyp, ata kanë bo 10 vjet pa nda aksione opozitarizmi, mbas 10 viteve i ka ardhur pushteti, e ti po pret për tre ditë me pas sukses a? Kjo çmenduri more”, tha Shala.

Ndiqeni diskutimin në vijim:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT