Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeOperacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari – një tjetër person në kërkim...

Operacion antidrogë në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari – një tjetër person në kërkim – publikohen pamjet

Një 50-vjeçar është arrestuar në Shkodër gjatë një operacioni të zhvilluar për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas raportimeve të mediave shqiptare, në pranga ka rënë Bledar Cafi, 50 vjeç, i cili është arrestuar në banesën e tij gjatë orëve të para të mëngjesit.

Për Cafin, Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshime për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe grupin e strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit, policia ka kontrolluar edhe banesat dhe pronat që i përkasin Indrit Dokles, 43 vjeç, i cili është shpallur në kërkim që prej vitit 2024.

Megjithatë, Dokle nuk është gjetur në banesë dhe ka mundur t’i shpëtojë arrestimit. Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Operacioni është zhvilluar në Shkodër nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT