Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeOnkologët s’po i binden kreut të QKUK-së, ky thotë se s’do të...

Onkologët s’po i binden kreut të QKUK-së, ky thotë se s’do të falet as drejtori i klinikës

Vendimin zyrtar tashmë e kanë pranuar nga vet drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me të, që nga dita e parë e kësaj jave, klinika e Onkologjisë duhet të punojë me dy ndërrime sa i përket dhënies së kimioterapisë, raporton Klan Kosova.

Dhe kjo, pavarësisht rezistencës së kolegjiumit të mjekëve onkologë.

Osman Hajdari, U.D. drejtor i QKUK-së, tha se moszbatimin e vendimeve dhe të mirën ndaj pacientëve nuk duhet ta refuzojë asnjë specialist.

Ai tha se do të merren masa edhe ndaj çdo onkologu, “qoftë ai edhe drejtori i Klinikës”.

Duke pohuar se për këtë vendim janë në një linjë të gjitha instancat e vendimmarrjes që nga ministri, kreu i QKUK-së thotë se nuk i ka të qarta arsyet e refuzimit nga onkologët.

Kjo edhe për faktin se janë bërë investime të mëdha në këtë klinikë, përfshirë edhe rregullimin e kushteve të punës për stafin.

Megjithëkëtë, ndarja e pacientëve në dy ndërrime për marrjen e kimioterapisë, nuk do ta zgjasë orarin e punës as te specialistët dhe infermierët.

Për ta zbutur ngarkesën e infermierëve, tanimë teknikët e farmacisë për herë të parë do ta bëjnë përgatitjen e terapisë te pacientët onkologjikë.

Klan Kosova mëson se ky vendim nuk ka gjetur zbatim në Onkologji, as të hënën, as të martën. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT