Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeOficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar në në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ata kanë kryer me sukses Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, transmeton Klankosova.tv

Këto programe të avancuara të edukimit ushtarak kanë për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake në mjedise komplekse të sigurisë.

Ato përgatisin oficerët për të marrë vendime të bazuara në vlerësime profesionale dhe për të ofruar këshillim ushtarak në proceset e planifikimit dhe përdorimit të forcës.” – njoftoi FSK.

Sipas FSK-së, përfundimi i këtyre kurseve përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të oficerëve të FSK-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe operacionale. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT