Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeNdryshim orari për parafillorët në Prishtinë: Nga dy orë në katër

Ndryshim orari për parafillorët në Prishtinë: Nga dy orë në katër

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë mësimi, nga dy në katër orë në ditë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, përmes një postimi në Facebook, përcjell Sinjali.

Sipas tij, zgjatja e orarit do t’u mundësojë fëmijëve më shumë kohë për mësim, lojë, aktivitete dhe shoqërim me bashkëmoshatarët.

Elshani ka thënë se ndryshimi synon t’ua lehtësojë edhe prindërve organizimin e përditshëm, në mënyrë që orari i punës dhe kujdesi për fëmijët të përshtaten më mirë me njëri-tjetrin.

“Rritja e fëmijës, puna dhe mirëqenia e familjes duhet të ecin në të njëjtin drejtim”, ka shkruar Elshani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT