Nxënësit e shkollave të mesme në Skenderaj kanë paralajmëruar protestë kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta do të mbahet nesër, nga ora 12:00, në Sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.
Thirrja për protestë vjen me moton “Kosova po Pret – Liri për Çlirimtarët”, ndërsa organizatorët synojnë që përmes tubimit të shprehin qëndrimin e tyre ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara.
Skenderaj i bashkohet kështu protestave që janë zhvilluar ditëve të fundit në Prishtinë, ndërsa tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë organizuar edhe nga diaspora shqiptare në vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


