Numri një i BE-së për zgjerim, Marta Kos, do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë.
Sipas KosovaPress, komisionerja sllovene, vjen në Prishtinë të enjten mbrëma, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se gjatë ditës së premte, në vendin tonë numri një i BE-së për zgjerim do t’i zhvillojë tri takime, dy nga to janë me përfaqësuesit “në detyrë” të institucioneve.
Vizita e së premtes në Kosovë do të jetë e para për komisioneren për zgjerim në BE, prejse ajo mori detyrën, në vitin 2024. Agjenda e saj nuk parasheh ndonjë vizitë në vendet tjera të rajonit, para ose pas qëndrimit në Prishtinë.
Kos kishte planifikuar një vizitë në Kosovë më 12 mars, por ajo u anulua për shkak të zhvillimeve politike të atyre ditëve – atë kohë presidentja Vjosa Osmani pati nxjerrë një dekret për shpërndarje të Kuvendit, më 6 mars meqenëse ky organ shtetëror nuk ia doli ta zgjedh kryetarin e shtetit, një ditë me herët, kur ishte afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.
Komisionerja Kos vjen në Prishtinë të enjten, të premten mban tri takime


