Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajmeNumërohen 40% e votave, këta janë 10 kandidatët për deputetë më të...

Numërohen 40% e votave, këta janë 10 kandidatët për deputetë më të votuar në VV, PDK, LDK e AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të pjesshme nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë procesuar rreth 40% e votave.

Votat janë nga 1008 vendvotime prej gjithsej 2 mijë e 498 sa janë në total.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, më i votuari është Albin Kurti me mbi 92 mijë vota.

Pas tij renditen Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Tek PDK prin Bedri Hamza me rreth 44 mijë vota.

Lista vazhdon me Përparim Grudën, Arian Tahirin, Uran Ismailin, Sala Jasharin, Vlora Çitakun, Ganimete Musliun, Arben Mustafën, Mërgim Lushtakun dhe Enver Hoxhaj.

Në LDK e para renditet Vjosa Osmani me mbi 29 mijë vota.

Osmani pasohet nga Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj dhe Lutfi Haziri.

Në AAK ndërkohë prin Ardian Gjini me rreth 15 mijë vota.

Lista vazhdon me Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Besnik Tahirin, Bekë Berishën, Burim Ramadanin, Time Kadriajn, Agim Çekun, Arbër Tolajn dhe Albana Bytyqin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT