Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeStresit i kanë ardhur në majë të hundës veprimet e njerëzve, bën...

Stresit i kanë ardhur në majë të hundës veprimet e njerëzve, bën unfollow të gjithëve dhe fshin fotot – paralajmëron albumin e fundit

Reperi Stresi ka paralajmëruar se do të shkëputet për një kohë nga muzika dhe rrjetet sociale, duke bërë të ditur se po merr kohë për të ndërtuar diçka tjetër.

Krahas njoftimit për pauzën, Stresi ka treguar se ka hequr miqtë nga Instagrami, pasi, siç ka thënë, nuk dëshiron të shohë se çfarë bëjnë njerëzit.

Në një postim, ai ka falënderuar të gjithë fansat që e kanë dëgjuar dhe mbështetur gjatë karrierës, por edhe ata që e kanë kritikuar.

“Faleminderit çdo njeriu që më ka dëgjuar, çdo fansi që ka qenë aty që nga dita e parë, çdo personi që më ka mbështetur edhe kur gjërat nuk kanë qenë të lehta”, ka shkruar reperi.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe për kolegët, artistët dhe njerëzit me të cilët ka ndarë muzikë, punë, skena dhe momente gjatë rrugëtimit të tij.

Stresi ka kujtuar se në këtë rrugë ka kaluar shumë përvoja, duke thënë se ka humbur dhe ka fituar njerëz, por respekti për ata që i kanë qëndruar pranë ka mbetur i njëjtë.

“Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz… por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashnia për ata që më kanë qëndruar pranë”, ka shkruar ai.

Megjithatë, reperi ka theksuar se kjo nuk përbën një lamtumirë nga muzika.

“Kjo nuk është lamtumirë. Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër”, ka deklaruar Stresi.

Ai nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë, por ka paralajmëruar rikthimin e tij të shpejtë.

“Do të shihemi shumë shpejt. Dhe kur të kthehem, do të kem akoma më shumë për t’ju thënë”, ka përfunduar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT