Ka qenë një nga protestat më të gjata ajo e së mërkurës në Tiranë. Nisi në orën 18.00, por edhe 5 orë më pas në rrugët e kryeqytetit ka turma njerëzisht që vijonin të protestonin.
Pas kryeministrisë protestuesit udhëtuan sërish drejt sheshit Skënderbej, duke u kthyer përpara Partisë Socialiste.
Ata kanë hedhur parulla kundër PS-së dhe PD-së si dhe drejtuesve të këtyre forcave, Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


