Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeNuk ka të lënduar por diskoteka u dogj tërësisht në Prizren

Nuk ka të lënduar por diskoteka u dogj tërësisht në Prizren

Policia ka thënë informata për Klan Kosovën në lidhje me rastin e diskotekës që u dogj sot në mëngjes në Prizren.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një incident zjarri në Prizren, në rrugën Tranzi i Ri”, ka thënë togeri Shaqir Bytyqi për Klankosova.tv.

“Nga informacionet e para, dyshohet se një diskotekë ka marrë flakë dhe është djegur tërësisht”.

“Dëmet materiale janë të mëdha, ndërkaq nuk ka të lënduar”.

Ai po ashtu ka njoftuar se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, njësitë e hetimeve po merren me rastin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT