Rusia ka akuzuar vendet evropiane se po paraqesin kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare për shkak të mbështetjes ushtarake që po i ofrojnë Ukrainës, duke deklaruar njëkohësisht se mbetet e gatshme për dialog me Bashkimin Evropian.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar të martën se Shtetet e Bashkuara nuk po veprojnë më si ndërmjetës të paanshëm në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, raporton “Euronews”.
“Duke gjykuar nga veprimet e tyre, Shtetet e Bashkuara duket se po heqin dorë nga pretendimi për të qenë një ndërmjetës objektiv dhe po ndjekin një kurs të rritjes së presionit përmes sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë Lavrov gjatë një takimi me diplomatë të huaj në Moskë.
Ndërkohë, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Yuri Ushakov, tha se Moska është e gatshme për dialog me Bashkimin Evropian, por përsëriti qëndrimin e Kremlinit se është Evropa dhe jo Rusia ajo që po e zgjat luftën në Ukrainë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


