Gazetari Arlind Sadiku ka ndarë përvojën e tij të veçantë nga Kupa e Botës 2026, ku pati rastin të takojë legjendën argjentinase, Lionel Messi, pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Austrisë në Dallas si dhe të marrë autografin e tij.
Duke raportuar nga Houston për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Sadiku tregoi se takimi me Messin nuk ishte aspak i lehtë, pasi iu desh të priste më shumë se dy orë e gjysmë pas përfundimit të ndeshjes.
Së bashku me ne, Messin e pritën edhe bashkëlojtarët e tij. Një orë pas ndeshjes të gjithë lojtarët e Argjentinës kishin hyrë në autobus, ndërsa i vetmi që mbeti brenda stadiumit ishte Leo Messi”, tha Sadiku.
Sipas tij, Messi doli i fundit nga stadiumi, i shoqëruar nga rreth 20 truproja dhe zyrtarë të Federatës Argjentinase të Futbollit.
Takimi me Messin ishte goxha i vështirë sepse u desh të prisnim më tepër se dy orë e gjysmë për të dalë nga stadiumi dhe jo vetëm ne që pritëm por Messin e pritën edhe bashkëlojtarët e vetë të Argjentinës. Bashkëlojtarët e tij e pritën në autobus sepse një orë pas përfundimit të ndeshjes dolën nga stadiumi lojtarët e Argjentinës dhe u futën në autobus, ndërsa i vetmi që mbeti brenda stadiumit ishte Leo Messi. Dhe kur doli, Messi i fundit ishte i vetëm i rrethuar me nja 20 bodigarda dhe me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Argjentinës, sigurisht që ka qenë momenti më i mirë në karrierë, ndoshta më i miri pas atij pas shpalljes së kampion bote në Katar, por të bëhesh golashënuesi më i mirë në histori të kampionateve botërore me të vërtetë ishte emocion”, tha gazetari.
Sadiku zbuloi se ka arritur të sigurojë edhe nënshkrimet e disa prej kampionëve aktual të botës me Argjentinën, përfshirë trajnerin Lionel Scaloni dhe sulmuesin Julian Alvarez, në fanellën e veçantë që mban edhe hartën e Kosovës.
Pastaj përveç Messit, fanellën e ka nënshtruar dhe trajneri i Argjentinës Scaloni po ashtu Alvarez të gjithë këta kampionë bote dhe fanella me të vërtetë ka një vlerë të veçantë për mua sepse është një farë trofeu për gjithë karrierën që e kam pasur deri tani për karrierën 17 vjeçare një farë topi i Artë nëse mund ta quaj për mua është kjo fanellë e Argjentinës. Sigurisht kam pasur mundësi edhe me kombëtare të tjera që të marr nënshkrime, por kam dashur dhe kam insistuar ë që nënshkrimi i Leo Messit, lojtarit më të mirë në histori të futbollit të jetë në këtë fanellë, e cila ka dhe hartën e Kosovës mbi të dhe jam i lumtur. Kjo është sikur një trofe personale. Kjo nuk ka çmim, nuk blehet as nuk shitet”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Sadiku komentoi edhe ndeshjen e Portugalisë ndaj Uzbekistanit, ku vëmendja kryesore pritet të jetë te Cristiano Ronaldo.


