Opinionisti Vehbi Kajtazi në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, ka shpalosur detaje për ftesën e Kurtit si dëshmitar nga Prokuroria.
Kajtazi theksoi se Kurti po thirret për korrupsion dhe vjedhje të rezervave shtetërore.
“Kurti është ftuar si dëshmitar në këtë proces, Kurti po thirret për korrupsion, për vjedhje të rezervave shtetërore, për shkelje të ligjit, për cenim të sigurisë kombëtare, dhe krejt në këtë procedurë ky thotë jo nuk shkoj se këta po e luftojnë Qeverinë”, tha Kajtazi, transmeton Klankosova.tv
Sipas tij, një shqiptar i dënuar për kokainë ishte ndërmjetësues për rezerva shtetërore.
“Ndërmjetës mes Ridvan Muharremit dhe kompanisë polake është një shqiptar i dënuar 10 vjet në Poloni për kokainë dhe dy vjet në Gjakovë për kokainë”, tha Kajtazi.
Tutje, ai shtoi: “Qita njerëz që janë të përfshirë në rezervë shtetërore ku kryekapo është Albin Kurti me të gjitha këto shkelje që ka ndërmarrë, janë përfshirë njerëz që janë të dënuar për trafikim të kokainës”.
The post “Një shqiptar i dënuar për kokainë ndërmjetësues për rezerva shtetërore” – Kajtazi shpalos detaje (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


