Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e...

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Kanosje”, pas një incidenti të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë–Shkup.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 15 maj 2026, kur i dyshuari me inicialet R.S. dyshohet se fillimisht ka tejkaluar dhe bllokuar me automjetin e tij viktimën A.T., e më pas e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, raporton KlanKosova.tv.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Ferizajt.

Gjatë hetimeve, policia ka intervistuar edhe vajzën e viktimës, e cila njëkohësisht është ish-bashkëshortja e të dyshuarit. Ajo ka deklaruar se është kanosur përmes telefonit nga R.S., ndërsa si dëshmi ka dorëzuar dy audio-incizime ku dëgjohen kërcënimet e dyshuara.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprave penale.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Kanosja”, ndërsa është dërguar në mbajtje për 48 orë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT