Mbretëria e Bashkuar ka forcuar praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme duke dislokuar një sistem të ri raketash me kosto të ulët për t’u përballur me kërcënimet nga dronët në rajon.
Sistemi i ri, i njohur si “Advanced Precision Kill Weapon System”, është integruar në avionët luftarakë RAF Typhoon dhe synon të ofrojë mbrojtje më efikase ndaj sulmeve ajrore, duke reduktuar ndjeshëm kostot e operacioneve ushtarake.
Sipas autoriteteve britanike, teknologjia e re mundëson goditjen me saktësi të objektivave ajrore, veçanërisht dronëve, me raketa më të lira krahasuar me sistemet tradicionale të mbrojtjes.
Vendosja e sistemit vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, pas shpërthimit të konfliktit në Iran dhe rritjes së shqetësimeve për sigurinë në rajon.
Në javët e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka dërguar edhe katër avionë luftarakë RAF Typhoon në Katar, në kuadër të forcimit të pranisë ushtarake dhe mbështetjes për aleatët në rajon.
Qeveria britanike ka deklaruar se masa synon mbrojtjen e qytetarëve britanikë, personelit ushtarak dhe partnerëve ndërkombëtarë nga sulmet me dronë dhe kërcënimet ajrore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


