Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi...

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

Një qytetar po pretendon se gjatë kalimit në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është ndaluar nga policia serbe dhe është dënuar me qindra euro për shkak të disa fotove me emblemën e UÇK-së.

Sot në emisionin ‘Fol me Ari’ në Klan Kosova FM, ai ka treguar se i është marrë telefoni, ku i janë kontrolluar fotografitë dhe më pas është gjobitur.

Madje, ai ka thënë se ky nuk është rasti i vetëm, transmeton Klankosova.tv

Sipas tij, edhe persona të tjerë janë përballur me masa të ngjashme, ndërsa ka pretenduar se në disa raste shuma e gjobave ka arritur deri në 4 mijë euro, pasi kontrolli i telefonave ka qenë më i gjerë dhe janë gjetur më shumë fotografi.

Po ashtu, i njëjti ka dërguar fotografitë për të cilat pretendon se është ndëshkuar me gjobë. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT