Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë muaj paraburgim për serbin që u përgatit të kryente vrasje në...

Një muaj paraburgim për serbin që u përgatit të kryente vrasje në Fushë Kosovë

Një serb është arrestuar në Fushë Kosovë gjatë ditës së mërkurë, pasi i njëjti dyshohet se ishte përgatitur për të kryer vrasje, ndërsa ishte prezantuar si person zyrtar.

E Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Përgatitja e veprës penale Vrasje’,  ‘Prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe veprën penale ‘Mashtrimi’.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Këtë për Klankosova.tv, e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Mirlinda Gashi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT