Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë muaj paraburgim për kosovarin Osman Selmani i arrestuar në Serbi për...

Një muaj paraburgim për kosovarin Osman Selmani i arrestuar në Serbi për “krime lufte”

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar një muaj paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani (1953), i cili ishte arrestuar të mërkurën nën dyshimet për krime lufte.

Sipas njoftimit të autoriteteve serbe, Selmani akuzohet se më 14 qershor 1999, në lagjen “Sofalia” në Prishtinë, në bashkëpunim me disa anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka privuar nga jeta çiftin Vladimir dhe Persa Stanisavljević.

Selmani është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Mutivodës.

Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998–1999 në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT