Monday, June 1, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë javë para zgjedhjeve, Kurti rikthen ‘historinë e presidentes’: Kosova e kishte...

Një javë para zgjedhjeve, Kurti rikthen ‘historinë e presidentes’: Kosova e kishte kandidaten

Vetëm një javë para zgjedhjeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti është rikthyer sërish te çështja e zgjedhjes së presidentes, duke komentuar procesin e mëhershëm në Kuvend dhe mungesën e kuorumit.

Në një intervistë televizive, Kurti theksoi se problemi nuk qëndronte te mungesa e votave për kandidaten, por te mungesa e kuorumit të nevojshëm për vazhdimin e procedurës parlamentare.

Sipas tij, Feride Rushiti kishte marrë 63 vota mbështetje, por për të vazhduar procesi kërkohej prania e 81 deputetëve në sallë.

“Me fjalë të tjera, Kosova e kishte një presidente, por Kuvendi nuk kishte kuorum. Në rundin e tretë 61 vota janë më se të mjaftueshme”, deklaroi Kurti.

Deklarata e tij ka rikthyer në vëmendje diskutimet për mënyrën e funksionimit të procedurave kushtetuese dhe rolit të kuorumit në vendimmarrjet e rëndësishme institucionale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT