Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Pejë

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Pejë

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT