Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizNjë burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë...

Një burrë gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë.

Policia njofton se dje rreth orës 14:15, një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Autoritetet e sigurisë nuk japin detaje më shumë, veçse thonë se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv

Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur edhe hetimet.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”/ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT