Thursday, August 6, 2026
spot_img
HomeLajmeDelfinët “vizitojnë” Drimadhesin e Shqipërisë

Delfinët “vizitojnë” Drimadhesin e Shqipërisë

Një grup delfinësh është shfaqur shumë pranë bregut të Drimadhes të Shqipërisë, duke dhuruar një spektakël të rrallë për pushuesit.

Gjitarët detarë janë parë duke luajtur pranë një mjeti jet ski, duke krijuar një pamje të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në zonë.

Pushuesit kanë ndjekur me kureshtje lëvizjet e delfinëve, ndërsa shumë prej tyre kanë filmuar momentet e veçanta./A2Cnn

Shfaqja e delfinëve pranë vijës bregdetare konsiderohet një tregues i pastërtisë së ujërave dhe është kthyer në një atraksion të bukur për vizitorët e Drimadhes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT