Në Kompleksin Memorial “Baza e parë e UÇK-së” në Lladoc të Podujevës është mbajtur koncerti përkujtimor “Nisma e Lirisë”, në nderim të ditëlindjes së heroit të kombit, Hakif Zejnullahu.
Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, në një lidhje direkte nga vendi i ngjarjes, ka theksuar se aktiviteti u zhvillua nën një mesazh të fuqishëm historik dhe emocional.
“Falë gjakut të heronjve sot këndojmë të lire”. Ky është dhe slogani nën të cilin do të jehojë kënga pikërisht pra në Lladoc të Podujevës që llogaritet në vendin dhe ku jemi që është edhe baza e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Podujevë, ku për nder të ditëlindjes së Hakim Zejnullahit, heroit të kombit, organizohet ky lloj eventi përkujtimor me emrin “Nisma e Lirisë”. Të pranishëm janë shumë qytetarë dhe bashkëveprimtarë, si në kohën e luftës, por edhe familjarë të shumtë të heroit, që tashmë po presin që për pak të ngjiten në skenë edhe artistat e mirënjohur si Sabri Fejzullahu, Shyrete Beluli, Ermal Fejzullahu, Naser Maqedonci, Dafina Aliu, Gentian Gojani, Lind Mehmeti, Behxhet Zeka dhe gjithashtu edhe shoqata kulturore artistike Zahir Pajaziti, Mirela. Në këtë mbrëmje përkujtimore do të ketë edhe aktivitete të tjera e që kryesisht kanë nisur qysh nga dita e hershme nga ku është bërë edhe dhurimi i gjakut, pra pikërisht nën emrin e heroit, Hakif Zejnullahu” ka thënë Zogaj.
Ajo poashtu bëri të ditur se ka realizuar edhe intervista me bashkëluftëtarë të heroit, të cilët kanë kujtuar kontributin e tij në luftën për liri.
Ne patëm mundësi që të intervistojmë gjithashtu edhe disa bashkëluftëtarë të tij që kujtojnë për heroizmin e madh që tregoi gjatë luftës, por edhe për ndjenjën e madhe që të sillte lirinë këtu bashkë me bashkëveprimtarët e tjerë të kësaj nisme luftarake, të themi ashtu, për çlirimin e vendit” shtoi ajo.


