Wednesday, April 15, 2026
spot_img
HomeLajmeNgjarje e rëndë në Shtime, humb jetën një 48-vjeçar në vendin e...

Ngjarje e rëndë në Shtime, humb jetën një 48-vjeçar në vendin e punës

Një person i moshës 48-vjeçare ka humbur jetën në vendin e punës në Shtime.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se punëtori ishte lënduar gjatë punës dhe ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

“Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime,  një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, tha ai.

Veseli bëri të ditur se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit

“Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore”, tha ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT