Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeNgarkohet Emergjenca e QKUK-së, mbi 1 mijë pacientë vetëm gjatë vikendit

Ngarkohet Emergjenca e QKUK-së, mbi 1 mijë pacientë vetëm gjatë vikendit

1 mijë e 67 pacientë janë trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së vetëm gjatë dy ditëve të fundjavës, ndërsa vetëm 86 prej tyre kanë vazhduar trajtimin në klinikat e QKUK-së.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë se numri i pacientëve është jashtëzakonisht i lartë krahasuar me vitet e kaluara.

“Për dy-tre muajt e fundit janë kaluar të gjitha normat e mundshme”, ka deklaruar Syla, raporton Klan Kosova, përcjell Sinjali.

Sipas drejtuesve të Emergjencës, fluksi i madh lidhet edhe me mungesën e Spitalit të Prishtinës dhe shfrytëzimin e pamjaftueshëm të shërbimeve të kujdesit parësor dhe spitaleve rajonale.

Për përballimin e ngarkesës, deri më tani janë angazhuar me pagesë 12 specialistë të emergjencës për kujdestari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT