Opinionistja Vjosa Sadriu-Hamiti ka deklaruar se Republika e Kosovës po përballet me rrezik dhe se institucionet shtetërore duhet t’i përmbahen Kushtetutës.
Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Sadriu-Hamiti ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, me ç’rast potencoi se vendimet e institucioneve kushtetuese nuk duhet të vihen në pikëpyetje nga bartësit e institucioneve.
“Republika e Kosovës është e rrezikuar, po shkelet prej Albin Kurtit”, është shprehur ajo.
Sadriu-Hamiti ka theksuar se kryeministri në detyrë, presidentja në detyrë dhe deputetët kanë detyrime kushtetuese dhe se shteti duhet të funksionojë mbi bazën e Kushtetutës.
“Albin Kurtit nuk po i pëlqejnë vendimet e Gjykatës”, ka deklaruar më tej Sadriu-Hamiti, duke e lidhur kritikën e saj me respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.


