Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKrasniqi për PSD-në: Dinë ta shpjegojnë problemin, por s’dinë ta ndërtojnë alternativën...

Krasniqi për PSD-në: Dinë ta shpjegojnë problemin, por s’dinë ta ndërtojnë alternativën (VIDEO)

Gazetari Vullnet Krasniqi ka vlerësuar se PSD-ja është e aftë të analizojë dhe kritikojë pushtetin dhe partitë opozitare, por, sipas tij, i mungon një alternativë konkrete politike.

Duke komentuar zhvillimet politike në vend në emisionin Jehona Politike në Klan Kosova, Krasniqi tha se PSD-ja ka njerëz që “shpjegojnë shumë mirë”, por nuk ka ekipin dhe kapacitetin për të ndërtuar një alternativë përmes punës në terren.

PSD-ja shumë mirë e shpjegon edhe pushtetin edhe partitë opozitare. Problemi është që PSD-ja nuk ka një ekip i cili e krijon një alternativë për atë problem”, deklaroi Krasniqi në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova.

Sipas tij, për të fituar dhe marrë pushtetin nuk mjafton vetëm analiza apo kritika, por nevojitet punë ekipore dhe një alternativë konkrete politike.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT