Saturday, April 25, 2026
spot_img
HomeLajmeNga “Ferma VIP”, banorja ‘sfidon’ Era Istrefin me kërkesë të papritur

Nga “Ferma VIP”, banorja ‘sfidon’ Era Istrefin me kërkesë të papritur

Eksperienca e Mimoza Ahmetit brenda reality show-t “Ferma VIP” po vazhdon të sjellë momente që po shpërndahen gjerësisht në rrjet.

Poetja, e njohur për natyrën e saj pa filtra dhe humorin karakteristik, ka gjetur një mënyrë origjinale për të komunikuar me botën jashtë, duke iu drejtuar yjeve të muzikës shqiptare.

Pas momentit kur qielli i fermës u ndriçua nga droni i Taynës, Mimoza Ahmeti ka vendosur të mos ndalet me kaq. Këtë herë, ajo i është drejtuar këngëtares Era Istrefi me një kërkesë të drejtpërdrejtë për dron.

“O Era Istrefi, na dërgo një dron mi,” u shpreh ajo, duke shkaktuar menjëherë reagime dhe komente në rrjet.

Kjo thirrje e saj është parë si një “sfidë” miqësore drejtuar Erës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT