Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Grafite me mesazhe nacionaliste në Llapnasellë: Prokuroria Speciale hap rast...

Ekskluzive | Grafite me mesazhe nacionaliste në Llapnasellë: Prokuroria Speciale hap rast për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një rast me mbishkrime që dyshohet se përmbajnë mesazhe me motive të urrejtjes ndëretnike është raportuar më 22 shtator në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 09:00 qytetarët kanë hasur grafite në një objekt në këtë fshat, të shkruara me alfabet cirilik serb.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në mesin e mbishkrimeve janë hasur formulime si “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, një simbol që nënkupton “Vetëm bashkimi i shpëton serbët”, si dhe mbishkrimi “Grobari – Kosovë e Metohi”.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë ekzaminimin dhe fotografimin e grafiteve.

Për rastin fillimisht është njoftuar Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Përgjithshëm, i cili ka udhëzuar që çështja t’i referohet Prokurorisë Speciale.

Pas kontaktit me Prokurorinë Speciale, është iniciuar rast për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, sipas nenit 141 të Kodit Penal.

Në lidhje me rastin janë kontaktuar edhe njësitë për krime të rënda dhe hetimet rajonale, të cilat kanë bërë të ditur se çështja nuk bie në kompetencën e tyre.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personit apo personave që kanë shkruar grafitet dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT