Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeNezir Kraki i bashkohet Listës Guxo

Nezir Kraki i bashkohet Listës Guxo

Partia Guxo ka njoftuar me krenari bashkimin e Nezir Krakit, profesorit të njohur parizien nga Juniku, me ekipin e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan KosovaPost.

Krakin, e përshkruajnë si një intelektual të shquar dhe ekspert i shkencave politike, ku sipas tyre, ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe politik, veçanërisht në promovimin e integrimit evropian të Kosovës.

Postimi i plotë:

Jemi krenarë t’ju njoftojmë se Partisë Guxo për zgjedhjet e 9 shkurtit sot iu bashkua Nezir Kraki, profesori i njohur parizien nga Juniku, një intelektual dhe guximtar i pavarur i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe politik prej shume vitesh tashmë.

Nezir Kraki është profesor i shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Paris, njohës i shkëlqyer i politikës së jashtme dhe zhvillimeve në Ballkan, me një vizion të qartë për integrimin evropian të Kosovës. Përmes analizave të tij të mprehta, shkrimeve dhe paraqitjeve frymëzuese në mediat e mjediset akademike ndërkombëtare, ai është kthyer në një zë të fuqishëm të promovimit dhe ngritjes së imazhit pozitiv të shqiptarëve në botë.

Me Profesor Krakin në listën tonë fituese Vetëvendosje-Guxo-Alternativa, dhe profesionistë të tjerë të guximshëm, luftëtarë të pakompromis të së vërtetës, angazhimi ynë në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj do jetë i gjithanshëm dhe dinamik edhe në mandatin e dytë.

Së bashku do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë me faqe të bardhë dhe duar të pastra për një të ardhme prosperuese për Kosovën sepse e ardhmja u takon atyre që guxojnë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT