Detaje të reja kanë dal në dritë lidhur me vrasjen e imamit të fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci.
Mbrëmjen e së hënës, ai humbi jetën pas goditjes me thikë, nga tashmë i dyshuari i arrestuar, Beshir Hamza.
Sipas burimeve të gazetares së Klankosova, Altiana Zogaj, viktima pritet të varroset nesër.
Megjithatë, orari i varrimit të tij nuk është bërë i ditur ende pasiqë trupi i të ndjerit ende ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Kurse, si i dyshuar për përfshirje në rast, është arrestuar edhe babai i të dyshuarit, pasi sipas prokurorisë, ai nuk ka ofruar ndihmë. /Klankosova.tv


